Qëllohet me armë 26-vjecari në durrës, parandalohet vrasja, kapet autori

Aktualitet

polici durresNjë tentativë vrasje ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin Dorian Hasa, 30 vjec.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka shtënë me armë me qëllim vrasjen e shtetasit me iniciale R.P, 26 vjec.

Sic bën me dije policia, në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një gëzhojë arme zjarri.

Deklarata e policise:

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një pune hetimore të mirëorganizuar dhe pa kaluar 24 orë, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të një ngjarje, duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, konkretisht shtetasin Dorian Hasa 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.

Arrestimi i tij u bë pasi:

Më datë 28.06.2016, rreth orës 22:30, në lagjen Nr.12, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin R.P. 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit e kishte goditur D.Hasën me grushta dhe me sende të forta në fytyrë.

Hasa ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit R.P. , i cili është shmangur duke u larguar me vrap nëpër rrugicat e lagjes.

Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete edhe armën e krimit.

Me të marrë njoftim menjëherë ka shkuar në vendngjarje Policia e Durrësit.

Grupi hetimor kreu veprimet e para hetimore duke kqyrur vendin e ngjarjes, sekuestroi provat materiale, pyeti dëshmitarët okularë, të cilat mundësuan identifikimin dhe vënien në ndjekje të autorit të dyshuar.

Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

• një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm, model 54.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Vrasja me paramendim"mbetur në tentativë dhe "Prodhimi fhe mbajtja pa leje e armëve luftarake"parashikuar në nenet 78, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT