Publikoi pyetjet e provimit të maturës, arrestohet i riu

Kliko per me shume info

provim-300x200Dje është mbajtur Provimi i Maturës në tërë territorin e Kosovës. Ky test është konsideruar i suksesshëm nga ana e Ministrisë së Arsimit, por që është parë se pyetjet dhe përgjigjet e testit kanë rrjedhur në rrjete sociale.

Për këtë çështje, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë, pasi ndaj ti ekziston dyshimi i bazuar se ka publikuar pyetjet dhe përgjigjet e testit në rrjetin social “Facebook”, transmeton Koha.

Kliko per me shume info

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shqiptar pasi për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se në rrjetin social “Facebook” ka publikuar pyetjet dhe përgjigjet e testit të maturës. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here