Protesta të dhunshme në Francë, ndërsa mbahet “Euro 2016”

Kliko per me shume info

protesta-francePërleshje të dhunshme me policinë shoqeruan protestat e sindikatave të punëtorëve dhe grupeve studentore e mbajtur këtë të martë në rrugët e Parisit ndersa vendi mirepret kampionatin europian te futbollit.

Mijëra demonstruesit pushtuan rrugët, pasi refuzojnë reformën e punës, e cila parashikon nder te tjera dhe reduktimin e bonuseve për orët jashtë orarit. Pak pas nisjes së tubimit një grup të rinjsh të maskuar goditën me sende të forta forcat e rendit duke sjellë përshkallëzimin e situatës.

Kliko per me shume info

I menjëhershëm ka qenë reagimi i uniformave blu që kanë përdorur dhe gaz lotsjellës. Nga përplasja janë lënduar të paktën 26 persona, mes tyre edhe policë. Forcat e rendit, ndërkohë kanë arrestuar 15 tubues, të cilët iu përgjigjën dhunshëm thirrjes së policëve për t’u shpërndare.

Kjo është demonstrata e radhës e punëtorëve, të cilët janë kundër reformës së punësimit, te mbështetur fuqishëm nga presidenti Holond, e cila ul pagesat jashtë orarit për punonjësit si dhe sjell ndryshim në kodin e punës, duke i krijuar lehtësira pronareve të bizneseve private për pushimin nga puna.v+

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here