“Sos” në Durrës, dy anije peshkimi kanë humbur kontaktet me Kapitenerinë

Aktualitet

porti_durresitBurime nga Porti i Durrësit njofton se dy anije peshkimi në Durrës kanë humbur kontaktet me Kapitenerinë që prej pasdites së të martës.

Anijet me emrat ‘Çelepia’ dhe ‘Qamili’ janë të flotës së peshkimit të Durrësit.

Mësohet se anijet kanë qenë me ekuipazh të plotë me nga 3-4 persona brenda. Kapiteneria thotë se që prej pasdites së djeshme anijet nuk kanë pasur më asnjë komunikim me radio me autoritetet portuale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet kanë nisur kërkimet, por ende nuk ka asnjë sinjal prej dy anijeve të peshkimit.

ME TE LEXUARAT