Policia asgjëson 16 334 bimë kanabis, ja emrat e 3 të arrestuarve

Kliko per me shume info

puke-parcelaGjatë operacionit kundër kultivimit të bimëve narkotike të ushtruar në qarqet Dibër dhe Lezhë janë asgjësuar 16.334 bimë kanabis.

Sipas Policisë, në pranga kanë rënë tre persona si të dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike.

Kliko per me shume info

Në Bulqizë, policia arrestoi tre persona të dyshuar si kultivues të bimëve narkotike, pasi asgjësoi 14 134 bimë kanabisi, të cilat ishin mbjellë në vendin e quajtur “Livadhet e lepurit”. Ata janë: Bashkim Balla 56 vjeç, banues në Bulqizë; Engjëllush Tola, 43 vjeç, banues në Bulqizë; Petrit Kurti, 53 vjeç, banues në Kamëz-Tiranë. Ndërsa në qarkun e Lezhës, policia ka asgjësuar 1230 bimë kanabis.

Blutë e Lezhës po punojnë për identifikim dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”. Edhe në Mat, efektivë të policisë kanë vijuar kontrollin e territorit për asgjësimin e lëndëve narkotike. Në vendin e quajtur “Qafë Shtamë” janë evidentuar të kultivuara dhe u asgjësuan në vend me anë të djegies disa bimë të dyshuara narkotike.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here