Policia flet për arrestimin e edukatores që rrahu fëmijën në kopësht

Aktualitet

edukatorjaaPolicia shpërndau një deklaratë në mesnatë ku shprehet se pas publikimit të videos në datë 20 Qershor 2016 nga emisioni investigativ "Stop", TV Klan, ku u shfaqën pamje të ushtrimit të dhunës ndaj një fëmije të mitur 3 vjeç në një kopsht privat në zonën e Saukut Tiranë, policia sqaron se u identifikua shtetesja e shfaqur në video (edukatorja) e kopshtit, njëkohësisht administratore e këtij kopshti privat. Specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë arrestuan shtetasen Anjeza Husha, 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet proceduriale në ngarkim të kësaj shtetaseje u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale "Keqtrajtim i të miturve" parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal dhe "Shpërdorim i detyrës" parashikuar nga Neni 248 Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT