Policët e rremë kryen 82 grabitje në Itali, ja emrat e shqiptarëve të arrestuar

Kliko per me shume info

aksioni-italiPolicia italiane deklaroi diten e sotme se ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare që ka kryer 82 grabitje shtëpish në rajonin e Lombardisë dhe Emilja Romanjës.

Hetimet kane zbardhur faktin se grabitësit maskoheshin si policë për të kryer grabitjet dhe më lehtë.

Kliko per me shume info

Te arrestuarit mbanin edhe distintivë dhe makina me llamba policie. Të gjitha ishin false por duket se shqiptaret kane arritur ti perdorin me se miri. Policia italiane ka shkatërruar bandën italo-shqiptare në Pavia që merrej me grabitjen e shtëpive në të cilat jetonin kryesisht të moshuar.

Sipas mediave italiane banda ka kryer 82 vjedhje në rajonin e Lombardisë dhe Emilja Romanjës. Banda italo-shqiptare po mbikëqyrej nga policia që nga tetori i kaluar kur kanë filluar hetimet e Prokurorisë së Pavias.

Në operacionin “Fake Police” përfuanduan në pranga 7 persona ndër to dhe 2 shqiptarë të cilët janë identifikuar si Artur Cena 32 vjeç dhe Albert Margjoni 27 vjeç.
Sipas të dhënave të policisë pjestarët e bandës të fshehur nën petkun e policisë arrinin që të siguronin deri në 50 mijë euro në ditë nga aktiviteti i vjedhjeve.

Korriere Dela Sera shkruan se hajdutët kanë improvizuar edhe një arrestim të një bashkëpunëtori të tyre. Duke parë distinktivët dhe sirenat në makina, të zotët e shtëpisë ia hapnin lirshëm derën hajdutëve.
Gazeta italiane shkruan se banda mbikëqyrte përpara shtëpitë në të cilat do kryenin vjedhjet dhe shpesh herë vepronin kur pronarët nuk ishin aty.

Në rastet kur hajdutët të veshur si policë janë zbuluar nuk kanë ngurruar që të kërcënojnë të zotët e shtëpive. Pjestarët e bandës akuzohen për vjedhje dhe përdorje të imazhit të policisë në kundërshtim me ligjin.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here