Plagosja e trefishtë në Kavajë, "I ngacmuan gruan", ja pretendimi i autorit

Aktualitet

sherri-kavajeËshtë zbardhur motivi i ngjarjes së ndodhur sot në Kavajë, ku ish­drejtori i Zyrës së Punës atje, Saimir Kurti ka plagosur tre persona me armë zjarri.

Mësohet se Kurti gjendej në një lokal dhe ka nisur të debatojë me Eqerem Kazazin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas debateve, gjithçka ka degjeneruar në dhunë dhe Kurti ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj Kazazit dhe dy personave të tjerë.

Burime të “Panorama” thonë se Kurti ka thënë në Polici se Kazazi i kishte ngacmuar bashkëshorten.

ME TE LEXUARAT