Plagosi policin bashkiak në Peqin, ja autori

Aktualitet

shpend-limaPolicia e Shijakut dhe Prokuroria e Durrësit kanë mundur që të zbardhin ngjarjen e 15 marsit 2016, ku mbeti i plagosur polici bashkiak Shpend Lima 43 vjeç. Uniformat blu kanë arrestuan edhe autorin e ngjarje, Renato Shahini 39 vjeç.

Si rezultat i një konflikti për motive të dobëta disa muaj më parë policin bashkiak, Shahini ka tentuar ta vrasë me armë zjarri. Nga ngjarja, Shpend Lima mbeti i plagosur në pjesën e fundshpinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vijimësi të këtij hetimi, më më 11 maj në lagjen Nr.13, policia bëri të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale, duke arrestuar policin bashkiak të Peqinit. Gjatë kontrollit fizik atij i’u gjet dhe i’u sekuestrua një pistoletë me 6 fishekë.

Efektivat e Policisë e kishin mbajtur nën mbikqyrje Limën, me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje kriminale midis tij dhe të arrestuarit tjetër Renato Shahini.

ME TE LEXUARAT