Plagoset punonjesi i rrobaqepsise, arrestohet drejtori ne Maliq

Kliko per me shume info

korce-aksidentiPlagoset gjatë punës, punëtori i një Rrobaqepësie. Arrestohet në flagrancë drejtori i saj për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” si edhe procedohet penalisht shoferi për “Plagosje të rëndë nga pakujdesia”.

Specialistët e Seksionit për Krimet, arrestuan në flagrancë për veprën penale: “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” shtetasin :

Kliko per me shume info

Agron Shabanllari, 52 vjeç, banues në fshatin Libonik, me detyrë Drejtor i një Rrobaqepësie në Libonik, Maliq.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e rëndë nga pakujdesia” ndaj shtetasit A.N, 41 vjeç, banues në Korçë, me profesion shofer, pasi dje më datë 25.06.2016, në ambientet e kësaj rrobaqepësie, është goditur në kokë, nga koshi metalik i vinçit që komandohej nga shtetasi A.N, një punëtor shtetasi D.P, 37 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i dëmtuar D.P aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Materialet për hetime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here