Keni pika të zeza në fytyrë? Ja si ti hiqni

Kliko per me shume info

fytyre-kripeIndustria kozmetike ka zhvilluar qindra trajtime që pastrojnë lëkurën dhe në të njëjtën kohë eliminojnë pikat e zeza. Megjithatë, shumë prej nesh nuk kanë mundësinë për t’i marrë këto produkte apo janë të ndjeshëm ndaj përbërësve të caktuar që përmbajnë ato. Për fat të mirë, ka një gamë të gjerë me mjete natyrore që ofrojnë efekte të ngjashme me produktet kozmetike pa një kosto të lartë.

Në këtë artikull do të gjeni disa receta me kripë, një produkt me veti pastruese dhe antibakteriale të cilat ndihmojnë për të arritur një pastërti dhe lëkurë të përsosur.

Kliko per me shume info

Cilat janë përfitimet e kripës kundër puçrrave dhe pikave të zeza?

Kripa është një përbërës i njohur në të gjithë botën për përdorimin e saj në fushën e gastronomisë. Megjithatë, përveçse i jep një shije të mirë pjatave të ndryshme, kripa gjithashtu ka veti që mund të shfrytëzohen nga pikëpamja estetike. Ka një veprim pastrues, ideal për heqjen e qelizave të vdekura dhe të të gjitha grimcave të dëmshme që përmban lëkura.

Aplikimi i këtij produkti me masazhe të lehta përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e qelizave për t’i riparuar ato. Kripa është gjithashtu një tonik i fuqishëm, në gjendje të mbyllë poret dhe të reduktojë prodhimin e tepërt të sebiumit. Kripa është e dobishme në trajtimin e butë të puçrrave në fytyrë, sepse, përveçse pastron lëkurën, zvogëlon praninë e baktereve që shkaktojnë ato.

Trajtim me kripë dhe qumësht

Kombinimi i kripës me qumësht rezulton një krem pastrimi dhe tonik i shkëlqyer. Përdorimi i vazhdueshëm eliminon pikat e zeza dhe rregullon pH natyrale të lëkurës.

Përbërësit: 2 lugë qumësht (20 ml) dhe 1 lugë gjelle kripë (10 g)

Çfarë duhet të bëni?

• Përzieni qumështin me kripën derisa të merrni një pastë të trashë dhe të lagësht.

• Pastroni zonën që do të trajtoni dhe pastaj aplikoni produktin me lëvizje të lehta rrethore.

• Mbuloni të gjithë hundën, e cila është zakonisht një nga zonat ku fokusohen më shumë pikat e zeza.

• E lini të veprojë 10 minuta dhe pastaj shpëlajeni.

• Përsëriteni trajtimin çdo dy ditë.

Trajtim me kripë dhe kos natyral

“Piling” në lëkurë me bazë kripën dhe kosin natyral është një mundësi e shkëlqyer për ringjalljen e lëkurës dhe për të hequr qelizat e vdekura. Veprimi pastrues i kripës i bashkuar me kosin laktik ndihmon për të reduktuar praninë e pikave të zeza për të marrë një lëkurë të pastër dhe të freskët. Përdorimi i rregullt i këtij mjeti është përdorur si një trajtim kundër njollave të errëta dhe shenjave të tjera që rrezikojnë bukurinë e lëkurës.

Përbërësit: 2 lugë kos natyral (30 gram) dhe 1 lugë gjelle kripë e trashë (10 g)

Çfarë duhet të bëni?

• Vendosni kosin në një tas dhe pastaj shtoni kripën.

• Përzieni dy përbërësit me ndihmën e një luge druri derisa përzierja të jetë kompakte.

• Mos harroni se kosi nuk duhet të përmbajë sheqer apo aroma.

• Pasi kremi të jetë gati, lyeni me një shtresë të hollë të gjithë fytyrën, duke shmangur sytë dhe gojën.

• Bëni masazhe të lehta rrethore dhe e lini të qëndrojë për 20 minuta.

• E hiqni me ujë të ngrohtë dhe përsëriteni trajtimin çdo tre ditë.

Zgjidhni një nga këto trajtime dhe do të zbuloni se ato janë aleate të shkëlqyera për të mbajtur lëkurën në shëndet të mirë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here