Pesë turistë të huaj vdesin në Serbi

aksidenti-serbiPesë turistë sllovakë kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Serbi.

Autobosi me të cilin udhëtonin, ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar, raporton televizioni shtetëror serb.

Kliko per me shume info

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Beograd-Nish.

Autobusi me 29 pasagjerë dhe dy shoferë ka qenë duke u kthyer në Sllovaki nga ishulli Korfuz i Greqisë.

Shkaku i aksidentit nuk është ende i qartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here