Këndi i lojërave gati për fëmijët, Veliaj: Ja dolëm pas gjithë atyre sherreve!

Politikë

parkuSot shënohet 1 Qershori, Dita e fëmijëve. Në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit janë planifikuar të zhvillohen aktivitete të shumta kushtuar fëmijëve.   Fëmijët e kryeqytetit duket se do të jenë më të privilegjuarit, pasi sot Bashkia e Tiranës inaguron këndin e lojërave për ta tek Parku i Liqenit.

Ceremonia e përurimit do të zhvillohet në orën 10:00 dhe i pranishëm do të jetë kryebashkiaku Erion Veliaj,i cili bën të ditur se hyrja do të bëhet nga shtegu i Qershive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Veliaj: “Miremengjes? Gati per parkun e lodrave? Hyr nga Shtegu i Qershive ku @aprtirana sapo rehabilitoi me finese djerrinen. Ne fund te dites, kur mbarojne gjithe sherret, pyetja eshte a beme pune te dobishme per qytetin? Ky eshte fokusi yne”.

ME TE LEXUARAT