Përjashtimi i Ramës nga Kuvendi, Byroja vendos për kërkesën e opozitës

Kliko per me shume info

rama-kuvendByroja e Kuvendit ka vendosur rrëzimin me 5 vota kundër dhe 2 pro kërkesën e opozitës për përjashtimin me 10 ditë të kryeministrit Rama nga Kuvendi.

Kërkesa e Partisë Demokratike u bë pas replikave që kreu i qeverisë zhvilloi me deputetë të opozitës gjatë seancës parlamentare të të enjtes së shkuar.

Kliko per me shume info

Në përfundim të mbledhjes, nënkryetari demokrat i Parlamentit, Edmond Spaho tha se ushtarët e bindur të Ramës nuk përjashtuan Ramën.

“Ushtarët e bindur dikur kanë dënuar deputetët e opozitës sot vendosën që mos ta dënojnë kryeministrin. Në këtë debat, Rama ofendoi me fjalor banal jo vetëm opozitën por edhe gjykatën dhe prokurorinë duke i cilësuar përfaqësuesit e saj, trafikantë, kriminelë, horra, derdimentë, vrasës dhe një mori epitetesh të denja për fjalorin e një kryeministri”, tha ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here