PD: Beqaj pazare me “Fludarabine”, pacientët 5 muaj pa mjekim. Qeveria mohon

Kliko per me shume info

ilacettPartia Demokratike akuzon Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryeministrin Rama se po bëjnë para me gjakun e shqiptarëve. Deputetja, Albana Vokshi, tha se në mënyrë korruptive e drejta për të sjellë në Shqipëri medikamentin “Fludarabine”që përdoret për kurimin e të sëmurëve me leuçemi i ka kaluar një kompanie pranë Ministrit. Ky vendim sipas saj ka lënë pa mjekim për më shumë se 5 muaj pacientët me këtë sëmundje. Qeveria reagoi duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet.

Partia Demokratike akuzoi Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj se ka lënë pa mjekim dhjetra pacientë të sëmurë me leuçemi për më shumë se 5 muaj.

Kliko per me shume info

Sipas deputetes, Albana Vokshi, Ministri i Shëndetësisë i hoqi të drejtën një firme europiane që sillte në Shqipëri medikamentin “Fludarabine” që përdoret për të sëmurët me leuçemi dhe ja ka kaluar një firme tjeter në mënyrë korruptive dhe me një çmim shumë më të lartë.

Për akuzat e Partisë Demokratike reagoi Qeveria. Në portalin tranparenca.al, thuhet se Ministria e Shëndetësisë nuk ka bllokuar për asnjë ditë medikamentin “Fludarabine”, por ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për furnizimin e vijueshëm të tregut, pas përfundimit të kontratës me kompaninë që importonte këtë medikament.

Sipas Qeverisë nuk ka patur vonesa dhe as rritje të çmimit të medikamentit.

Deklarata e deputetes Albana Vokshi

Sot po sjellim para jush një shembull ulëritës se si Ilir Beqaj dhe Edi Rama bëjnë para me gjakun e shqiptarëve, në këtë rast me sëmundjet e gjakut.

Dhjetra burra e gra, fëmijë, të mitur, të rinj, të moshuar, që vuajnë nga leuçemia kanë qendruar të paktën 5 muaj pa ilaçin Fludara.

Pse?Për shak të pazareve të Ilir Beqajt.Edhe pse Fludara ishte bar i regjistruar nga kompania Sanofi Aventis, me çmim të kërkuar prej 276 euro pakoja, Beqaj në shkelje flagrante të ligjit ia hoqi të drejtën kësaj firme të njohur europiane, që tia jepte klientit të tij, të kompanisë Incomed, me çmim shumë herë më të lartë, me 390 euro kutia.Miku i Beqës, i këtij hajduti me çizme, merrte pra 114 euro më shumë për çdo pako.

Dhe çfarë ndodh; sot paraqet ofertën kompania e Beqës, të nesërmen, miratohet në qeveri lista, vendoset rimbursimi. Nuk e vonon firmën Edi Rama as 24 orë.C’është vallë gjithë kjo shpejtësi, gjithë kjo eficencë?Eshtë korrupsion.Eshtë e planifikuar.Eshtë skema e vjedhjes.

Miku i Beqës, që mori lejen e importit në shkelje të ligjit, dhe iu bë gati në kohë rekord rimbursimi nga Edi Rama, tashmë jo vetëm mund ta sillte me një çmim katastrofik, por do të duhej ta kërkonte këtë bar nëpër bodrumet e depot e lindjes, sepse në perendim nuk e merrte dot, pasi prodhuesin e përzunë.

Miku i Beqës duhej ta gjente në Turqi e vende të tjera, ku mund a merrte edhe me 2 lekë, apo në prag të skadimit, sigurisht të dyshimtë për cilësinë dhe sigurinë e tij, të rrezikshme për shëndetin.

Kur klienti i Beqës nuk do e gjente me pazar të lirë në bodrumet e depot e vendeve të lindjes, e linte tregun bosh.

Bashkëqytetarët tanë, burra e gra, fëmijë, të mitur e të moshuar që vuajnë nga leuçemia ishin në dorë të zotit. Pa trajtim.

Rreth 5 muaj ka ndodhur çdo ditë ky krim.Vuajnë të sëmurët, vuajnë familjet e tyre. Janë rrënuar ekonomikisht. Një dramë e madhe.Po për Ilir Beqën çfarë është kjo? Një lajm i mirë padyshim. Sepse biznesi i tij rritet. Sepse më shumë pako 390 euroshe do paguajë qeveria, para të shqiptarëve. Më shumë para për të e për Edi Ramën.Si ky rast është gjithë shëndetësia. Një ferr për shqiptarët, e parajsë financiare për Beqën e Ramën.10 herë deri sot duhet të kishte shkuar në burg Ilir Beqaj për këtë hajdutëri me shëndetin e shqiptarëve.

E di mirë ai, dhe shefi i tij.Ndaj e duan drejtësinë me çdo kusht.Ndaj duan të emërojnë vetë prokurorët e gjykatësit.Po drejtësinë nuk do ta kenë, dhe milionat që kanë marrë nga sëmundjet e vuajtjet e shqiptarëve nuk do ti gëzojnë.

Transparenca.al për bllokimin e barit për leuceminë

Në përgjigje të pretendimit të ngritur prej deputetes Albana Vokshi sqarojmë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka bllokuar për asnjë ditë barin “Fludarabine”, por ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për furnizimin e vijueshëm të tregut me barin në fjalë.

“Fludarabine 10 mg” ka qenë i autorizuar për tregtim me Urdhër Ministri nr. 392, datë 01.07.2009, për një afat 5-vjeçar. Pas datës 30 qershor 2014, pra me përfundimin e afatit të regjistrimit të barit, “Rejsi Farma” vazhdoi ta furnizojë si bar të paregjistruar, por duke marrë lejet përkatëse të importimit për raste të tilla nga Ministri i Shëndetësisë.

Ndërsa më 1 maj 2015, edhe pse bari “Fludarabine” nuk ishte i regjistruar, nisur nga rëndësia e tij për mjekimin e pacientëve, Komisioni Teknik i hartimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme (LBR) propozoi që bari të ishte pjesë e LBR 2015. Fondi lidhi kontratë me shpërndarësin “INCOMED” për furnizimin e tregut, dhe në zbatim të kontratës, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë leje importi për bar të paregjistruar.

Ndërkohë që më 20 maj 2015, Agjencia e Barnave regjistroi barin “Fludarabine” të kompanisë “Genzyme” dhe në LBR 2016, hyrë në fuqi më 1 qershor 2016, bari tregtohet nga “Rejsi Farma” si shpërndarës farmaceutik i autorizuar nga kompania prodhuese.

Për sa i përket furnizimit të tregut e vërteta është se nuk ka patur asnjëherë mungesë të barit “Fludarabine”, ashtu siç e tregojnë edhe të dhënat publike ne faqen e internetit të Fondit për sasinë e çdo bari të rimbursuar sipas muajve:

Prill 15 – 120 tableta

Maj 15 – 250 tableta

Qershor 15 – 250 tableta

Korrik 15 – 300 tableta

Gusht 15 – 310 tableta

Shtator 15 – 420 tableta

Tetor 15 – 420 tableta

Nëntor 15 – 365 tableta

Dhjetor 15 – 275 tableta

Janar 16 – 300 tableta

Shkurt 16 – 115 tableta

Mars 16 – 60 tableta

Prill 16 – 160 tableta

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here