“Rama-Tahiri në panik nga krimi që kanë kryer me përgjimet e paligjshme”!

Kliko per me shume info

palokaKryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha sot se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka frikë që pas pezullimit të Haki Çakos, nga frika mos drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit flet për skandalin e përgjimeve.

Në një deklaratë nga selia blu, Paloka theksoi se kjo është arsyeja që Tahiri foli me gjuhë të ashpër sot, duke i bërë shantazh Gjykatës së Apelit që të shfuqizojë pezullimin e Haki Çakos.

Kliko per me shume info

Deklaratë e kreut të grupit të PD, Edi Paloka

Saimir Tahiri i kapur nga paniku i arrestimit për shkak të krimit që ka kryer, përgjimi i paligjshëm, është hedhur në një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë.

Ai sulmoi ashpër sot gjykatësin që miratoi kërkesën e prokurorisë për pezullimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, sulmoi dhe organin e akuzës.

Vreri i Tahirit vjen pikërisht në kohën që prokuroria është duke kryer verifikimin e rolit të tij në krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm.

Me këtë sulm vandal e mafioz ndaj drejtësisë, Tahiri kërkon të shantazhojë gjykatën e Apelit, për të shpëtuar Çakon e tij. Nëse Çako nuk shpëton, Çako pastaj do flasë dhe do të marrë me vete edhe Tahirin.

Ky presion kriminal ndaj gjykatës së Apelit tregon edhe një herë përse ata nuk e duan drejtësinë sipas Venecias, por e duan të kapur.

Rama dhe Tahiri kanë dalë zbuluar në sytë e gjithë qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë duke dëshmuar se cila është drejtësia, prokuroria dhe gjykata që ata duan. Ata nuk duan drejtësi sipas standardeve europiane, por duan prokurorë e gjyqtarë që urdhërohen prej tyre, duan prokurorë e gjyqtarë që të mos hetojnë krimet e tyre.

Partia Demokratike i dënon këto sulme të Edi Ramës e Tahirit të tij ndaj drejtësisë, dhe ne inkurajojmë prokurorinë e gjykatat të bëjnë punën e tyre të pandikuar nga presionet mafioze.

Ne i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera euroatlantike, në Tiranë, të dënojnë sulmin e hapur të Edi Ramës kundër hetimit të këtij krimi të rëndë të sigurisë kombëtare dhe i kërkojmë të shprehen e të prononcohen në favor të hetimit të pavarur, të pandikuar politikisht, në favor të hetimit të plotë të kësaj afere skandaloze.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here