Pas 6 muajsh në gjithësi, astronautët zbritën në Tokë

Kliko per me shume info

astronautetEkuipazhi treanëtarësh i Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë, i përbërë nga një rus, një amerikan dhe një britanik, ka ateruar i sigurt në Kazakistan, pas një udhëtimi treorësh nga Gjithësia.

Në sondën ruse Soyuz, që ateroi sot, ishin astronautët, Tim Kopra (Shtetet e Bashkuara), Tim Peake (Britani) dhe Yuri Malenchenko (Rusi).

Kliko per me shume info

Ata në muajin dhjetor të vitit të kaluar fluturuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë nga baza Baikonur në Kazakistan dhe atje i kaluan gjithsej 186 ditë, me ç’rast i kanë kryer qindra eksperimente.

Tash, në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë gjenden dy rusë dhe një amerikan, ndërsa tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit, pritet të arrijnë brenda tri javësh.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here