U kap duke vaditur parcelat me drogë, arrestohet 41-vjecari nga Tirana

Kliko per me shume info

parcela-kanabisNjë 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, në sajë të operacionit të koduar “MELÇIZA”, pasi akuzohet për kultivimin e 120 rrënjëve kanabis sativa.
Arrestimi në flagrancë i shtetasit Fadil Çali, 41 vjeç, banues në Tiranë, u bë më datë 31.05.2016, rreth orës 23:00. Shtetasi u kap duke vaditur me ujë dy parcela në të cilat ishin mbjellë 120 rrënjë bimë e dyshuar kanabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here