Tmerr para ndeshjes Belgjikë-Irlandë, gjendet një pako e dyshimtë në Bordo

Kliko per me shume info

bordoooAlarm në Bordo, para ndeshjes Belgjikë-Irlandë. Vetëm një orë para fillimit të ndeshjes, nga forcat e policisë u gjend një çantë e braktisur poshtë një ndenjëse në stadiumin “Stade de Bordeaux”. Pakoja e dyshimtë u tërhoq në mënyrë të menjëhershme nga forcat speciale, duke u shoqëruar me kontrrolle të imtësishme, me qëllim evitimin e evakuimit të stadiumit.

Ndërkohë u rritën ndjeshëm edhe masat e sigurisë në mënyrë të menjëhershme, aq sa mbi tarracën e stadiumit u shfaqën dy ushtarakë. Pikërisht në mbrëmje, në Bruksel ishte zhvilluar një operacion madhor anti-terror, që çoi në arrestimin e 12 personave. Dyshimi është se synonin të organizonin një atentat në një prej ndeshjeve të Belgjikës.

Kliko per me shume info

Sipas të përditshmes belge “Le Soir”, ajo që ka startuar të gjithë operacionin, ishte përgjimi i një telefonate që fliste për atentate të mundshme në kryeqytetin belg. Emetuesi Fleming “Vtm” sjell hipotezën sipas të cilës, terroristët dëshironin të godisnin gjatë një prej ndeshjeve të përfaqësueses së Belgjikës, në Eurpian. Policia e Brukselit, gjatë ditë së mërkurë mori njoftimin nga njësia anti-terrorizëm, mbi mundësinë që një grup i “luftëtarëve të huaj” të Isis, është larguar nga Siria, i drejtuar për në Europë, me synim Francën dhe Belgjikën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here