Ristani: Ja ku u përdor pajisja e përgjimit, Rama po përpiqet të mbyllë hetimin

Kliko per me shume info

ristani-pajisjaSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, doli mesditën e së premtes me një deklaratë për mediat duke u shprehur se fakte të reja kanë dalë në dritë nga skandali i përgjimeve, siç e quan ai, ndërsa Edi Rama ka rritur presionin ndaj drejtësisë, përmes kërcënimeve kriminale, duke tentuar mbylljen e çështjes së përgjimeve të paligjshme.

“Pajisja e përgjimit të paligjshëm është përdorur në zonat pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Rrugën e Elbasanit, pranë Televizionit Publik dhe pranë Bashkisë së Tiranës. Të paktën këto katër lëvizje janë dokumentuar, siç bën të ditur media që i referohet një raporti sekret të SHISH, raport që i është dorëzuar Presidentit, Kryeministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Kliko per me shume info

Ristani theksoi se Edi Rama ka arsye pse e pengon hetimin pasi ka ndodhur krim shtetëror dhe është cenuar siguria kombëtare.

“Krimi shtetëror i përgjimit të paligjshëm ka ndodhur, cenimi i sigurisë kombëtare ka ndodhur, shkelja brutale e Kushtetutës e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ka ndodhur. Është kjo arsyeja pse Edi Rama e pengon hetimin, pse e riktheu Çakon në detyrë duke shantazhuar në mënyrë mafioze gjykatën. Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama bllokon drejtësinë, pasi krimi ka ndodhur dhe ai është drejtpërdrejt i përfshirë në këtë aferë”, thotë Ristani.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike shton se zbardhja e ngjarjes, zbardhja e plotë e përgjegjësive do të ishte goditja fatale ndaj Edi Ramës, ndaj ai po përdor të gjitha format e presionit e kërcënimit kundër gjykatës dhe prokurorisë.

Në fund, Ristani i bën thirrje Prokurorisë të mos tërhiqet, por ta çojë deri në fund këtë çështje. “Partia Demokratike i bën dhe një herë thirrje Prokurorisë së Republikës, të mos tërhiqet nga presionet e kërcënimet banditeske, po ti shkojë deri në fund kësaj çështje, që krime të tilla të mos ndodhin më në vendin tonë. Nga kjo varet, a do të kemi shtet ligjor, apo shtet mafioz brenda shtetit. Do të kemi ligj, apo rregullat e mafias në fuqi. Do të kemi demokraci e garanci, apo sundim bande”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here