Pajisja e përgjimeve, Ambasadori italian: Llalla më garantoi se policia italiane s`ka gisht

cutilloAmbasada italiane në Shqiperi po vazhdon bashkëpunimin me Prokurorinë lidhur me çështjen e përgjimeve.

Në përgjigje të interesit të mediave lidhur me pajisjen IMSI Catcher, Ambasadori italian Aberto Cutillo u tregua i rezervuar në komente.

Kliko per me shume info

“Nuk mund të flas pasi çështja është në hetim nga Prokuroria shqiptare. Po bashkëpunojmë me Prokurorinë për informacionet që po na kërkojnë”, ka thene Cutillo.

Ambasadori italian theksoi gjithashtu se largimi i kreut të Interforcës në Shqipëri, Michele Grillo, nuk ka lidhje me hetimet.

“Kryeprokurori më ka garantuar se në këtë hetim nuk është perfshire policia italiane”, theksoi ambasadori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.