Pajisja e përgjimeve, reagon kryeministri Rama: Ndjesë qeverisë italiane

Kliko per me shume info

rama-biznesiKryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë publike në lidhje me hetimet përpajisjen e përgjimit IMSI Catcher.

Rama i kërkon ndjesë publike qeverisë italiane ndërsa shton se kjo që ndodhi është një këmbanë për reformën në drejtësi.

Kliko per me shume info

Deklarata

Çka ka ndodhur sot me pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të saj, më imponon t’i kërkoj ndjesë publikisht qeverisë mike dhe partnere të Italisë. Kjo ndodhi është e pajustifikueshme dhe për Shqipërinë është një tjetër kambanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi.

Mbroj fort pikëpamjen se shpjegimet e dhëna nga Italia përmes ambasadorit italian, pa asnjë detyrim, por vetëm si shprehje e miqësisë së sinqertë dhe vullnetit më të mirë, për të vendosur nën dritën e fakteve legjendën politike të përgjimeve, duhet të kishin mjaftuar që institucioni shqiptar i akuzës të mos përfshihej në një makinacion kaq të rëndomtë politik.

Por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu dhe sot, miqtë e partnerët tanë të provuar në çdo ditë të vështirë të Shqipërisë së këtyre njëzetë e pesë vjetëve, kanë të drejtë të ndjehen të lënduar nga përfshirja e tyre indirekte në një hetim absurd si edhe, më zi akoma, nga veprimi ekstrem që ka ndërmarrë sot prokuroria.

Duke u kërkuar ndjesë për këtë “çudi” që e ka dëmtuar jo pak vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer, prej të cilit në gjithë këto vite, Shqipëria e shqiptarët kanë përfituar aq shumë, sa kurrë nuk do të mund të lahemi me fqinjët tanë të mirë, dua t’i siguroj miqtë e mëdhenj dhe partnerët e paçmueshëm italianë për mirënjohjen më të thellë e konsideratën më të lartë.

Deklaratë e Kryeministrit Edi Rama

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. me pare duhet ti kerkosh ndjese shqiptareve qe i ke pergjuar,ato i ke demtuar.po ti je nje cope legen qe sulmon institucionet e shtetit.kane akuzu berluskonin,sarkozin etjere dhe snje nuk ka sulmuar institucionet.por fajin e kane ato sigurisht qe nuk te fusin ty ne burg per pallatin e gruas,per aferat me lejet e ndertimit, per vilen ne surrel,per ato palaqo qe ke fute ne politike.pas ketyre atehere ti kerkosh falje italis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here