Padia, Tahiri: S`ma mbylin dot gojën miliarderët e KLD

Kliko per me shume info

tahiri2016Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë se ” Këshilli i Lartë i Pasurisë dhe Padrejtësisë” i Bujar Nishanit dhe Gjin Gjonit nuk më mbyllin gojën”.

Tahiri tha në konferencë se të gjitha faktet e e paraqitura për gjyqtarin Arjan Aliu janë të vërteta. Ministri tha se KLD është një korporatë miliardash dhe se nuk e ndalojnë dot për të bërë denoncime të tjera.

Kliko per me shume info

Tahiri tha se 9 anëtarët e KLD-së janë 9 anëtarë të Këshillit të Lartë të Padrejtësisë, pasurisë e që sipas tij përbëjnë korporatën e së keqes. Pasura e tyre sipas Tahirit, i kalon 5 miliardë lekë.

Ministri Tahiri nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe akuzave të tij edhe Presidentin Bujar Nishani.

“Sot KLD ka fytyrën e Bujar Nishanit dhe Gjin Gjonit. Është Këshilli i Lartë i Pasurisë dhe jo Drejtësisë. Nuk ma mbyllin dot gojën me një padi penale dhe as me 1 milionë padi. I falënderoj që nuk kanë kurajën t’i tregojnë publikut pasurinë por të ngrenë padi. Janë bërë bashkë në një front për të ndaluar reformën në drejtësi”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.