Skandal në Gjakovë, mjekët i operojnë këmbën e shëndoshë pacientit!

Kliko per me shume info

oppppKatër mjekëve të Spitalit të Gjakovës u janë hequr licencat për gjashtë dhe tre muaj, pasi kanë bërë një gabim të rëndë gjatë operimit. Mjekët në vend të këmbës së majtë, kishin operuar këmbën e djathtë të pacientes 82-vjeçare.

Gazeta Zëri në Kosovë shkruan se mjekët janë: Selajdin Boshnjaku (ortoped), Dalip Muhadri (anestezist), Fisnik Vula (ortoped) dhe Shkëndije Shehu (anestezist).

Kliko per me shume info

“Hulumtimi disajavësh ka treguar se ngjarja ka ndodhur në fund të muajit gusht të vitit 2015, kur gruaja 82-vjeçare S.O., kishte të thyer ijën e majtë derisa tek e njëjta është intervenuar në fillim të shtatorit, në anën e kundërt – në ijën e djathtë”, shkruan Zëri.

Kjo konfirmohet në një raport të Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës, të protokolluar më 21 janar 2016, që i është proceduar Bordit Etik Profesional të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here