3 operacione antidrogë në Vlorë, bien në pranga 7 persona

Aktualitet

shqiptari-droge3 operacione antidrogë janë kryer nga Policia e Vlorës vetëm gjatë 12 orëve të fundit. Sipas burimeve policore, gjatë këtyre operacioneve janë sekuestruar 72 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa dhe janë vënë në pranga 7 persona.

Në kuadër të operacionit "Vjosa" u sekuestruan 25 kilogramë kanabis, ndërsa u arrestua 47-vjeçari Fatmir Hameti. Policia njofton se droga u gjet në garazhin e nja banese në lagjen “Isa Boletini”, të sistemuar në dy thasë plastikë të zinj dhe në një bidon plastik, gati për ta shitur.

Më pas gjatë operacionit “Llakatundi” janë vënë  në pranga 3 shtetas Ilir Hoxhaj, 26 vjeç; Shpendi Hoxhaj, 27 vjeç si dhe Endri Hoxhaj, 23 vjeç. Tre shtetasve u është gjetur 29 kilogramë kanabis në automjetin me të cilin po udhëtonin në aksin Babicë -Vlorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia njofton se në pranga ranë edhe tre persona të tjerë, të cilët u kapën me 17 kilogramë kanabis. Të ndaluarit janë Ervis Xhaferaj, 28 vjeç; Hekuran Gerbi, 24 vjeç; Klodjan Nazëraj, 30 vjeç.

ME TE LEXUARAT