Pajisja e përgjimit “IMSI Catcher”, kthehen në detyrë oficerët e Policisë

Kliko per me shume info

pajisja-pergjimitGjykata ka vendosur kthimin në detyrë të oficerëve të policisë, të cilët ishin në arrest shtëpie, lidhur  me pajisjen e përgjimit “IMSI Catcher”.

Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj do të lënë arrestin shtëpiak për të rimarrë detyrën.

Kliko per me shume info

Më parë, edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako, i pezulluar nga gjykata e shkallës së parë, fitoi në Apel rikthimin në detyrë.

Gjykata e Tiranës pak ditë më parë vendosi ndaj Dukës dhe Xhelilajt masën e sigurisë “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike, për shkak se bashkë me drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me pajisjen e përgjimit.

Organi i hetimit i akuzon ata se kanë kryer përgjime të paligjshme nëpërmjet pajisjes “IMSI Catcher“. Ndaj tyre, Prokuroria ka ngritur dy akuza: atë të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Sipas Prokurorisë, këta funksionarë të policisë lejuan aktivitetin e kundërligjshëm të përgjimit.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. eshte normale qe do ktheheshin ne detyre pasi kishin bere detyren!ne nje shtet ku qeverise krimi cdo gje mund te ndoll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here