Takimi me Ramën, Nuland telefonon Bashën: Bini dakord për reformën në drejtësi

Kliko per me shume info

nuland2015Ambasada amerikane njoftoi se ndihmës-Sekretarja e Shtetit për Çështje Europiane dhe të Euroazisë Victoria Nuland i telefonoi sot udhëheqësit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha për të nxitur përparim lidhur me përpjekjen për reformën në drejtësi.

Sipas njoftimit, ndihmës-Sekretarja Nuland theksoi se udhëheqësit e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit midis Z. Basha dhe Kryeministrit Rama për të rënë dakord për miratimin e shpejtë të një pakete reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi.

Kliko per me shume info

“Nuland theksoi se kjo reformë gëzon mbështetje të mirë mes popullit shqiptar dhe mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së”, thuhet ne deklarate.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here