Një kandidate shqiptare pranë hyrjes në Kongresin amerikan

Politikë

kandidatjaNjë shqiptare mund të jetë pjesë e kongresit amerikan në shtetin e Michiganit. Ajo është zonjusha amerikano – shqiptare Suzanna Shkreli e cila ka marrë nominimin si kandidate e Partise Demokrate te Amerikes.

Vetë ish ambasadori Mal Berisha bëri publik nominimin duke ftuar shqiptaret e Amerikes dhe kudo qe jane ta mbeshtetin ate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Mal Berishes

DITE HISTORIKE PER SHQIPTARET

Zonjusha Suzanna Shkreli merr nominim per ne Kongresin Amerikan.

Te dashur bashkeatdhetare!

Para pak castesh zonjusha amerikano – shqiptare Suzanna Shkreli mori nominimin si kandidate e Partise Demokrate te Amerikes per ne Kongresin American ne shtetin e Michiganit. Kjo tregon vlerat e demokracise amerikane dhe te popullit tone.

Do te Isha I lumtur te beja gjithcka te mundur per fitoren e saj qe do te ishte fitore per tere shqiptaret.

Ftoj tere shqiptaret e Amerikes dhe kudo qe jane ta mbeshtetin ate. Fitore!

ME TE LEXUARAT