Nesër nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Nishani: Vetëpastrim shpirtëror!

Kliko per me shume info

nishani2016Presidenti Bujar Nishani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

“Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë si dhe të gjithë Ju që respektoni dhe e praktikoni besimin mysliman! Sonte nis për të gjithë Ju periudha e sakrificës dhe e reflektimit, e vetëpastrimit shpirtëror dhe e devotshmërisë ndaj të Plotfuqishmit: Muaji i shenjtë i Ramazanit.

Kliko per me shume info

E nesërmja shënon për të gjithë Ju një ditë sa të veçantë shpirtërisht, aq edhe të vështirë fizikisht. Me këtë rast dëshiroj t’Ju uroj përzemërsisht dhe me sinqeritet të thellë fillimin e mbarë të kësaj Feste kurorëzuese të besimit Tuaj të palëkundur!

Ky Muaj i shenjtë dhe i pakrahasueshëm shënon sakrificën më sublime njerëzore ndaj besimit të palëkundur për Krijuesin, për ligjet e patjetërsueshme dhe rregullat hyjnore, të cilat kthjellojnë shpirtrat e përkushtuar dhe pastrojnë e qetësojnë mendjet e trazuara të besimtarëve myslimanë në mbarë botën, duke i bërë edhe më të vetëdijshëm për mrekullinë e besimit dhe rëndësinë e vlerave të tij.

Sakrifica e Ramazanit është festa fetare, por njëkohësisht edhe guri i provës së besimit të njerëzve ndaj besëlidhjes së tyre me Zotin e Plotfuqishëm, që e tregojmë dhe e vërtetojmë nëpërmjet sakrificave të përditshme e të vullnetshme besnike përgjatë një muaji të tërë.

Le të shërbejë ky Muaj i shenjtë për të gjithë Ju besimtarë myslimanë, që të lini mënjanë ndasitë, t’i bëni thirrje ndërgjegjes suaj për të përmbushur më së mirë detyrimet dhe përgjegjësitë njerëzore dhe fetare, për t’iu shmangur veseve dhe dobësive, për t’iu gjendur me më shumë dashuri dhe përkujdesje njëri-tjetrit dhe të afërmve tuaj si dhe për të vënë në piedestal e për t’iu falur vetëm vlerave të vërteta e të pastra njerëzore.

Ju uroj nga zemra një agjërim sa më të lehtë gjatë Muajit të Ramazanit dhe njëkohësisht mendje sa më të kthjellëta e shpirtra sa më të kulluar!”, thuhet në urimin e kreut të shtetit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here