Sulmet në Stamboll, Nishani i dërgon mesazh ngushëllues Erdoganit

Kliko per me shume info

nishani2016Turqia është goditur sërish dje nga një sulm terrorist në aeroportin e Stambollit ku mbetën 36 të vrarë e disa të plagosur.

Pas sulmeve terroriste në Stamboll ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani.

Kliko per me shume info

Presidenti i drejtohet me një mesazh homologut turk Erdogan, ku dënon aktet terroriste që po marrin jetë njerëzish të pafajshëm.

Mesazhi:
“Jam shumë i tronditur dhe i revoltuar nga sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, ku humbën jetën dhjetëra persona e shumë të tjerë u lënduan. Me ndjenjë të thellë trishtimi e hidhërimi, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të viktimave, popullit mik turk, Juve dhe qeverisë suaj, si dhe të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. I dënoj me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike, si dhe ju siguroj se në këto momente të vështira e kritike, unë dhe populli shqiptar jemi pranë jush, pranë familjarëve të viktimave dhe popullit mik turk. Zoti ju dhëntë qetësi, kurajë e forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e kritike!” shprehet presidenti Nishani.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here