Vëllai vrau me “çifte” vëllanë, flet nëna: Pashë tmerrin me sy

Kliko per me shume info

kallari“Tashmë i humba të dy djemtë. Njerin të vrarë e tjetrin të arrestuar. U tmerrova me atë që çfarë u ndodhi djemve e pashë me sytë e mi.” Kështu është shprehur para Policisë, nëna e Afrim dhe Ermir Kallarit.

Ky i fundit u qëllua për vdekje me çifte nga vëllai i tij pas një konflikti të ndodhur mes tyre kohë më parë.

Kliko per me shume info

Nëna ishte dëshmitare në vendin e ngjarjes dhe është marrë në pyetje pasi një nga 4 plumbat e plagosi aksidentalisht në këmbë. Ajo është pyetur pak pas mesnatës së djeshme.

Të njejtat burime pohuan se gruaja i ka treguar Policisë së dy djemtë saj kishin kohë që ishin në konflikt për një pronë para banesës së tyre.

“Ziheshin shpeshherë me njeri-tjetrin. Ne si prindër kemi ndërhyrë disa herë për t’i ndarë, por nuk mundëm të bënim dot gjë derisa ndodhi tragjedia,” ka rrëfyer gruaja./GSH

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here