Shpërthen deputeti socialist: Policia, “malli” më i lirë në treg që prej vitit 1992!

Kliko per me shume info

pjerin-ndreuI mërzitur nga gjithçka që është thënë për Policinë e Shtetit, por dhe akuzave të shumta për lidhje të tyre me krimin, deputeti i Partisë Socialiste shpreh indinjatën për të gjithë ata që mbajne veshur uniformën blu.

Pjerin Ndreu, i cili vjen nga radhët e policisë, në një status në Facebook, shkruan për sakrificat e policëve dhe vlerësimet që ata kanë patur nga vetë shtetit.

Kliko per me shume info

Statusi i plotë

Që prej 1992 e deri më sot polici ka qenë “malli” më i lirë në tregun e administratës së shtetit. Kujt i ka dalë gjumi më herët është bërë polic, pavarësisht se ska pas as shkollë e as formim minimal.

Humori banal e i shfrenuar i politikës, zemërimi i paskrupullt i krimit, apo zellli i organeve të drejtësisë për ti shkarkuar në kurriz policeve gjithë llumin e korrupsionit të tyre, kanë qenë dhe opinionbërësit e gjykimit te punës së oficerëve dhe trupës së policisë.

Asnjë kriminel sado i rrezikshëm të ketë qenë nuk ka shpëtuar pa u arrestuar nga policia nga një e disa dhjetra herë. Ç`ka tregon se as nuk ka pas, as nuk ka e as nuk ka për të pas strukturë më dinjitoze ky vend.

Por investimi i krimit vazhdon të përbaltë, të anatemojë, të penalizojë dhe të gjykojë policinë e shtetit dhe drejtuesit e saj nëpërmjet përfaqësuesve të vet në politike e në drejtësi !Fatkeqësisht kjo dramë vazhdon të luhet frikshëm mbi trupin e brishtë të policëve të shtetit që së paku kanë lënë jo pak por rreth 250 të vrare e qindra të plagosur në luftë kundër krimit.

Pastaj kur japin mend për policët, bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit në studio opinionesh, kjo është tallje dhe e dhimbshme sa s`ka…!

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here