Tiranë, asgjësohen 2750 bimë narkotike, tre në pranga, dy në kërkim

Aktualitet

kanabis-gjirokasterAsgjësohen në total rreth 2750 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva ne Tirane dhe arrestohen në flagrancë tre shtetas, shpallen në kërkim dy të tjerë.

Policia beri me dije se gjate aksionit u arit te sekuestrohen në cilësine e provës materiale dy armë zjarri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet zyrtare bene me dije se nga ana e Specialistëve e Komisariatit të Policisë Nr 5 dhe  Komisariatit Vorë, vijon  puna për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të planit të masave për këtë qëllim u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• Lufti Neli, 38 vjeç, banues në Tiranë.

• Fatjon Xhaferri, 19 vjeç, banues në Tiranë.

• E. Xh., 15 vjeç, banues në Tirane .

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

• A. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë

• E. Xh., 28 vjeç, banues në Krujë

Arrestimi dhe shpallja në kërkim u bë pasi gjatë kontrolit të territorit, shërbimet e policisë ka evidentuar në fshatin Pinar, në vendin e njohur si "Kodra e Diellit", të mbjella  në dy parcela pranë njëra-tjetrës si dhe në fshatin Palaq, njësia administrative Prezë rreth 2750 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasve Fatjon dhe E. Xhaferri, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale dy armë zjarri:

- Një automatik i tipit AK-47

- Një pushkë 10-tëshe.

Materialet i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Neni 284 dhe 278 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT