Motra e e Anjeza Shabanit kërcënon gazetaren: Të shtyp me këmbë!

Kliko per me shume info

dajana-shabani-kercenonMotra e Anjeza Shabanit, administratores së kopshtit ‘Diren’, Dajana Shabani është kallëzuar sot penalisht në Policinë e Tiranës nga gazetarja e portalit ‘Albeu’, Marsela Sinani.

Gazetarja kishte bërë një koment për rastin e dhunës ndaj fëmijës 3 vjeç dhe më pas ishte kërcënuar në Facebook nga Dajana Shabani.

Kliko per me shume info

“Nëse zemërimi matet me liket e komentet në rrjetet sociale, padiskutim që 33­-vjeçarja Anjeza Shabani do të thyente rekordet. Emri i saj u lakua për orë me radhë, u kthye në kryefjalë të ditës pas keqtrajtimit barbar të një fëmije vetëm 3 vjeç. Pas atij fëmije fshihej zemra e çdo nëne e jo vetëm. Në ato të pakta raste, fjalori mori ngjyrime të shumta, ku etika i kishte thyer rregullat. Në këtë marrëveshje që bënë qytetarët, arritën që të shfrynin dufin, e mbi të gjitha të vinin me shpatulla pas murit jo vetëm “pronaren”, por edhe institucionet që i kishin lejuar në këtë situatë”, thuhet në një pjesë të komentit të bërë nga gazetarja e të publikuar nga ‘Albeu’.

Kurse, motra e Anjeza Shabanit i është përgjigjur me një mesazh ofendues e kërcënues: “A e di ti që do mbash përgj për çfarë ke thënë? Nëse nuk e di po ta them unë. Morracaket si ti unë i shtyp me këmbë, dhe kam qef te hasemi një herë bashkë! Për çdo njeri që ka cënuar imazhin tim, ka bërë gjyqin publik, u them të gjejnë një avokat të mirë! Bëhu gati edhe ti”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here