Mos hyni ilegal në Belgjikë, rrezikoni 8 vjet jashtë Shengenit

Kliko per me shume info

paralajmerimiZv.Ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, priti në takim një delegacion nga Belgjika, i cili kryesohej nga Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Migracionin Theo Francken.

Palët përshendetën dhe vlerësuan bashkëpunimin mes dy qeverive në çështjet e azilkërkuesve dhe migracionit dhe ranë dakort në fuqizimin e këtij bashkëpunimi, nëpërmjet shkëmbimit të mëtejshëm të informacionit.

Kliko per me shume info

Zv/Ministrja Gjebra theksoi vendosmërinë e palës shqiptare për të bashkëpunuar ngushtësisht me të gjitha vendet partnere, për të shmangur abuzimin me sistemin e azilit në Belgjikë apo në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

“Së shpejti do të fillojë një fushatë verore intensive për ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptare në kuadër të lëvizjes së lirë me viza dhe shpjegimin e sanksioneve përkatëse në rast abuzimi”, u shpreh Gjebrea.

Sekretari i Shtetit Francken theksoi se shtetasit shqiptarë nuk duhet të tentojnë të hyjnë në Belgjikë pa mjetet e nevojshme financiare për qëndrim, pasi do t’u mohohet hyrja.

Ai shtoi se shtetasit që do të kërkojnë azil do të perballen me një refuzim të menjëhershëm, si edhe penalizime të forta deri në ndalim hyrje në 8 vjet në zonën Shengen.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here