Ministri Gjiknuri në Forumin Ekonomik në Rusi

Kliko per me shume info

gjiknuri-rusiNë Shën Petërburgut të Rusisë po mbahet Forumi i 20 Ndërkombëtar Ekonomik ku po merr pjesë edhe ministri shqiptar i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Gjatë punimeve të Forumit, Gjiknuri u takua me ministrin e Energjisë së Rusisë, Alexander Novak, personalitete të tjera të fushës së energjisë dhe drejtues të kompanive botërore të naftës e gazit.

Gjiknuri u ndal tek situata globale në fushën energjetike dhe bashkëpunimi dypalësh në fushën ekonomike. Dy ministrat diskutuan edhe mbi zhvillimet e pritshme në fushën e energjisë, kryesisht tek nafta e gazi dhe politika diversifikuese që po ndjek Evropa, duke patur si pjesë të saj tanimë edhe Shqipërinë.

Kliko per me shume info

Që nga viti 2006 Forumi zhvillohet nën kujdesin dhe me pjesëmarrjen e Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin. Pjesë e Forumit ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Kryeministri i Italisë Mateo Renzi, ish-Kryeministri i Francës Nicolas Sarkozy etj. Të pranishëm në diskutime ishin edhe përfaqësues të kompanive prestigjioze botërore në naftë e gaz si Eni, Total, BP, Gazprom, Lukoil, Global Oil.

Çdo vit, ky Forum mbledh mbi 10 000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, përfshirë këtu krerët e shteteve dhe qeverive, drejtorët e kompanive të mëdha, ekspertë dhe personalitete të shkencës, shoqërisë civile dhe medias.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here