Ministri gjerman: NATO po nxit luftë në lindje të Europës

Bota

Frank-Walter-Steinmeier2Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i ka kritikuar ushtrimet ushtarake të NATO-s në pjesën lindore të Evropës, duke i cilësuar si “luftënxitëse”.

“Ajo që ne duhet ta evitojmë sot është provokimi i situatës me luftënxitje dhe me ecje të fuqishme”, i tha Steinmeier gazetës gjermane, Bild am Sonntag”, në një intervistë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, është e gabueshme të mendohet se “ju mund ta shtoni sigurinë në aleancë me parada simbolike të tankeve afër kufijve lindorë”.

Më 13 qershor NATO-ja ka shpallur se do të vendos batalione të reja në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, për zbutjen e shqetësimeve të këtyre vendeve për agresionin rus, pasi Moska e ka aneksuar ilegalisht Krimenë e Ukrainës në vitin 2014 dhe i ka mbështetur separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha para dy ditësh, se Rusia po synon krijimin e “zonës së influencës me mjete ushtarake” dhe theksoi se Rusia po kryen “militarizim masiv” përgjatë kufijve të vet me vendet e aleancës ushtarake.

Rusia e ka kundërshtuar zgjerimin e NATO-s me ish-vendet sovjetike dhe tha se do të reagoj ndaj çfarëdo hapi të NATO-s për t’i shtuar kapacitetet ushtarake afër kufijve rusë.

Zyrtarët e NATO-s do të takohen muajin e ardhshëm në samitin në Varshavë të Polonisë, që formalisht t’i miratojnë planet për vendosje të reja përgjatë krahut lindor të aleancës.

ME TE LEXUARAT