Ministri gjerman Steinmeier sot në Tiranë, ja axhenda

Kliko per me shume info

steinmeierMinistri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier zhvillon sot në një vizitë zyrtaren Tiranë.

Kryediplomati gjerman do të qëndrojë vetëm 6 orë në kryeqytetin shqiptar dhe sipas burimeve, axhenda e tij parashikon vetëm tre takime.

Kliko per me shume info

Fillimisht Shtajnmajer do pritet nga homologu i tij, Ditmir Bushati, rreth orës 10:30 dhe pas takimit, dy ministrat do të dalin edhe në një konferencë për shtyp.

Temë kryesore e takimit pritet të jenë bashkëpunimi bilateral Shqipëri-Gjermani, zhvillimet në rajon por edhe reforma në drejtësi.

Ministri i Jashtëm gjerman do të takohet në selinë e qeverisë me kryeministrin, Edi Rama si edhe më pas do të niset drejt selisë blu, ku do të zhvillojë një bashkëbisedim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here