Microsoft gjen fituesin e “Euro 2016”

Kliko per me shume info

microsoftEuro2016 do të fitohet nga Gjermania që do të luajë finalen kundër Spanjës.

Ky nuk është parashikimi i një eksperti të futbollit por ai i të dhënave të mbledhura në internet, pra një bashkësi informacionesh të mbledhur nga kërkimet në internet dhe bisedat në rjetet sociale nëpërmjet një programi të sofistikuar.

Kliko per me shume info

“Bing”, motori i kërkimit të “Microsoft”, ka përllogarituar të dhënat me një metodë që është testuar edhe në kompeticione të tjera sportive, duke treguar rezultatet e sakta të 15 nga 16 ndeshje në eleminimet direkte të Kupës së Botës, Fifa 2016, me një saktësi prej 94 për qind, apo edhe kampionët e tenisti në Wimbledon 2015 si për meshkuj dhe për femra me një saktësi prej 71 për qind.

Sipas “Microsoft” ndeshja hapëse e djeshme, mes Francës dhe Rumanisë do të fitohej nga ekpi pritës me një gol diferencë, një rezultat që ka dalë i saktë.

Në fakt “Bing” bazohet në një model statistikor që merr në konsideratë forcën e skuadrës si dhe faktorë të ndryshëm që kanë ndikim si vendi, kushtet meteorologjike dhe marzhin e fitores.

Këto të dhëna shërbejnë si bazë për një përllogaritjeje tjetër që merr gjithashtu në konsideratë “termometrin futbollis tik” që gjendet në rrjetet sociale (deri tani vetëm në Facebook kanë folur mbi 84 milionë persona që kanë gjeneruar 221 milionë biseda për Euro2016) por edhe informacione në kohë reale si dëmtimet, pezullime, debtate dhe ndryshime të formacionit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here