Ilir Meta telefonon De Biasin: Ja cfarë i thotë për ndeshjen me Rumaninë

Kliko per me shume info

meta-1-770x470_1465895771-4950612Pas fitores historike dhe të jashtëzakonshme, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me trajnerin e ekipit Gianni De Biazi, të cilin e uroi për lojën fantastike duke i dhënë krenari gjithë kombit, si edhe për mesazhin e madh që treguan për Shqipërinë.

“Djemtë e ekipit kombëtar i dhanë krenari gjithë kombit shqiptar dhe dhanë një leksion të shkëlqyer se si fryma e grupit dhe ekipit mund të kapërcejnë çdo vështirësi dhe sesi ëndrrën mund ta kthejnë në realitet.

Kliko per me shume info

Urimet më të përzemërta për lojën e zhvilluar, për solidaritetin e ekipit dhe fitoren. Fitorja e mbrëmshme është një mesazh i madh për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Është një mesazh i sakrificës, i përkushtimit, i kohezionit dhe drejtimit me vizion.

Urimet më të përzemërta dhe të gjithëve tifozëve kuqezi, të cilët me mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme i dhanë zemër djemve të kombëtares për paraqitjen dinjitoze në finalet e këtij kampionati evropian, si dhe treguan vlerat më të mira të kombit tonë me shfaqjen e jashtëzakonshme kuqezi në të gjitha ndeshjet e zhvilluara nga ekipi kombëtar”, kanë qenë fjalët e Metës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here