Meta-Basha ballë për ballë, shpresa e fundit për “Drejtësinë”

Kliko per me shume info

meta bashaKryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë nisur takimin me dyer të mbyllura për të gjetur konsensus sa i përket reformës në drejtësi.

Takimi mes tyre nisi rreth orës 11:10 në Rogner, siç ishte paralajmëruar një ditë më parë. Për ndërmjetësimin e këtij takimi ka ndërhyrë eurodeputeti Eduard Kukan, i cili telefonoi kryeparlamentarin për të bërë të mundur që reforma në drejtësi të miratohet në Parlament edhe me votat e opozitës.

Kliko per me shume info

Në këtë takim që cilësohet si shpresa e fundit për kompromis, Meta shoqërohet nga shefi i kabinetit, ndërsa Basha shoqërohet nga Oerd Bylykbashi. Ky takim mes Bashës e Metës përkon edhe me ditëlindjen e kreut të demokratëve, i cili feston sot 42-vjetorin.

Në këtë aspekt, raportohet se Meta e priti Bashën me një tufë me 42 trëndafila blu për t’i uruar ditëlindjen. Salla ku po zhvillohen negociatat është e njëjta ku Lulzim Basha u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry kur zhvilloi vizitë zyrtare në Tiranë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here