Lionel Messi del para gjykatës për evazion fiskal

Kliko per me shume info

lionel-messiFutbollisti i Argjentinës, Lionel Messi, ka bërë paraqitjen e parë në një gjykatë në Spanjë, ku ai dhe babai i tij përballen me akuzat për evazion fiskal.

Messi dhe babai i tij, Jorge Horacio Messi, mund të dënohen me rreth dy vjet burgim nëse shpallen fajtorë për mashtrim të autoritetit tatimor të Spanjës.

Kliko per me shume info

Dyshohet se ata kanë fshehur taksa në vlerë prej 4.1 milionë eurosh.

Messi dhe babai i tij nuk kanë gjasa të vuajnë dënim me burg, por mund të gjobiten.

Messi është i dhjeti në listën e revistës Forbes, e cila radhit atletët me më së shumti të ardhura gjatë dekadës së kaluar.

Të ardhurat e tij vlerësohen në 350 milionë dollarë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here