Messi “shpërthen” ndaj Federatës: Sa amatorë që janë, për Zotin!

Sport

messi2016Orët e para të 29-vjetorit të lindjes, Leo Messi i ka kaluar në avionin që do ta shpinte kombëtaren argjentinase nga Houston drejt New Jersey, aty ku mesnatën mes të dielës dhe të hënës do të zhvillohet finalja e edicionit të 100-të të Kupës së Amerikës, apo më saktë një përsëritje e finales së sezonit të kaluar.

Duke qenë se “Seleccion”-it të Tata Martinos i janë dashur shumë orë qëndrimi në avion, Lionel Messi ka protestuar sipas mënyrës së tij: pikërisht me një foto të publikuar në Instagram, ku shihet në krah të sulmuesit tjetër Sergio “Kun” Aguero.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sërish jemi duke pritur në avion përpara se të shkojmë në destinacionin tonë - shkruan fenomeni i Barcelonës. - Çfarë fatkeqësie, sa amatorë që janë ata të AFA-s (Federatës argjentinase të Futbollit)”, shkruan Messi.

Fjalë të rënda këto të fantazistit me numrin 10 të Argjentinës, ndaj të cilave Federata e vendit të tij nuk ka vonuar shumë të përgjigjet:“Federata argjentinase e Futbollit bën të ditur se vonesa e fluturimit është shkaktuar për çështje klimatike, dhe se transferimet nga njëri qytet në tjetrin varen nga organizatorët e Kupës së Amerikës”.

ME TE LEXUARAT