Mesazhi i pazakontë i 86 vjeçares, Google i përgjigjet personalisht

Kliko per me shume info

googleGjyshet janë të mrekullueshme dhe është e vështirë të mos i admirosh. Por ato tregohen të sjellshme edhe kur përdorin internetin.
Kjo eshte historia e 86 vjeçares e cila bëri një ndër kërkesat më të pazakonta në Google është bërë virale pasi nipi i saj e publikoi atë online.

Ajo që Ben John gjeti kur hapi kompjuterin, ishin fjalët që gjyshja e tij May Ashworth kishte shkruar në Google: “Ju lutem mi përktheni këto numra romakë. Faleminderit!”.

Kliko per me shume info

Duke qenë se fraza e saj iu duk shumë e ëmbël, ai e shpërndau në Twitter.

Në vetëm disa ditë, postimi i tij mori 11 mijë retweet. Kur Ben e pyeti May pse ishte treguar aq e sjellshme me Google, ajo iu përgjigj se kishte përshtypjen se prapa Google fshihej një person që rrinte gjithmon i ulur në zyrë e i përgjigjej çdo kërkese të vizitorëve- dhe nëse tregohej e ëmbël ato do t’i përgjigjeshin më shpejt.

Ashtu siç dhe ajo mendonte, postimi në Twitter vodhi vëmendjen e punëtorëve të Google të cilët vendosën t’i përgjigjeshin 86 vjeçares duke u treguar gjithashtu të sjellshëm:

“E dashur gjyshe e Ben.
Shpresoj të jesh mirë.
Në një botë me miliarda kërkime, e jotja më bëri të buzëqesh.
Përgjigjia është 1998.
Faleminderit”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here