Mediat Italiane: De Biazi qëndron te Shqipëria për të na sfiduar në Botërorin e 2018-s”

Kliko per me shume info

debiasiiiiiDeklarata e De Biazit se ‘dëshiron të vazhdojë rrugën e nisur’ me kuqezinjtë nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së mediave italiane. E përditshmja “La Repubblica” shkruan se trajneri konfirmon qëndrimin në stolin e Kombëtares shqiptare të futbollit dhe ky vendim do ta vërë përballë ‘axurrëve’ për eliminatoret e Botërorit.

“Pas prezantimit të shkëlqyer në finalet e “Euro 2016″, pasi skuadra e tij u eliminua për pak mes të tretave më të mira, De Biazi ka konfirmuar se dëshiron të ‘vazhdojë mrekullinë’. Një vendim që do ta vendosë përballë Italisë në eliminatoret e 2018-s”,-shkruan “La Repubblica”.

Kliko per me shume info

Ndërsa pasqyron edhe vlerësimin që Kryeministri Edi Rama bëri ndaj teknikut në ceremoninë e pritjes që u organizua për kuqezinjtë sot në Tiranë. Konfirmimi i De Biazit në stolin e Kombëtares është publikuar edhe në media të tjera italiane. Portali i njohur sportiv “Goal.com” shkruan se De Biazi nuk u dorëzua nga eliminimi në “Euro 2016” dhe do të vazhdojë rrugën e nisur me ekipin e ndërtuar prej tij.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here