S`do jetë e lehtë, ja cfarë shkruajnë mediar rumune për ndeshjen me Shqipërinë

Kliko per me shume info

rumaniiiMediat rumune kanë shkruar këtë të shtunë se rezultati i sfidës me Shqipërinë do të përcaktojë dhe të ardhmen e trajneri Iordanesku.

Sfida ndaj Shqipërisë është cilësuar si ndeshja për jetë a vdekje në kampin dhe në mediat rumune.

Kliko per me shume info

Këto të fundit, në lajmet që publikojnë, japin kombinime rezultatesh dhe mundësitë e ndryshme me të cilat kombëtarja e tyre siguronin qëndrimin në Francë.

Sipas mediave rumune, avantazhi më i madh i kombëtares së tyre në këtë përballje është forma e Shqipërisë. E përditshmja sportive GSP, ka theksuar 2 detaje ku Rumania është më e avantazhuar se kundërshtari i të dielës.

Sipas saj, lojtarët e De Biasit kanë zhvilluar 2 lojëra shumë të mira, por në sfidën e fundit ndaj Francës ata kanë humbur shumë energji. Pika tjetër, që sipas GSP është në favorin e Rumanisë, është fakti se pjesa më e madhe e futbollistëve shqiptarë nuk janë mësuar të luajnë ndeshje zyrtare çdo katër ditë.

Ndërkohë mediat rumune kanë shkruar këtë të shtunë se rezultati i sfidës me Shqipërinë do të përcaktojë dhe të ardhmen e trajneri Iordanesku.

Humbja ndaj kuqezinjve do ta vuloste largimin e tij nga stoli i përfaqësues dhe do të bënte të ligjshme bisedimet e drejtuesve të federatës me trajnerë të tjerë, diçka që ka filluar që pas humbjes me Francën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here