Mbrojtësi i kombëtares Aliji: Kemi qenë nën presion

Kliko per me shume info

alijiNaser Aliji është përfshirë në mesin e 23 futbollistëve të kombëtares, të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Europian, “Francë 2016”.

Mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia, në një intervistë, është shprehur i lumtur që ka realizuar ëndrrën e tij, që të jetë pjesë e një kompetecioni të madh. “Ndjehem shumë i lumtur që do të jem pjesë e ekspeditës së kombëtares në “Francë 2016”. Po ashtu, shumë i gëzuar që m’u realizua ëndrra ime e madhe, që të luaj në një Europian futbolli”.

Kliko per me shume info

Ai ka folur edhe për përgatitjet në Austri, miqësoren e fituar me Katarin, miqësoren e ardhshme ndaj Ukrainës, në Bergamo të Italisë, për vizitën te armët e Skënderbeut në Vjenë, objektivat e Shqipërisë në Europian, favoritët e grupit, favoritët e tjerë të turneut.

Në çfarë harmonie po i zhvllon përgatitjet e fundit kombëtarja, para shkuarjes për në Europian? Gjithçka ka rrjedhur dhe po rrjedh mirë. Mirëpo, nga fillimi i përgatitjeve disa lojtarë kemi qenë nën presion, sepse ishim grumbulluar 27 vetë, ndërsa ishim të vetëdijshëm se katër duhet të largoheshin nga grupi. Kjo na shkaktonte disi stres të vërtetë. Por ky është futbolli dhe ne duhet të pajtohemi me vendimet që merr trajneri. Tani ndihem shumë i lumtur, që do të jem pjesë e ekspeditës së kombëtares në “Francë 2016”. Thjesht kam plotësuar një ëndërr timen që fëmijë, që të luaj në një kompetecion të madh, siç është Europiani. Çfarë kushtesh ju ka ofruar ky vend, në Austri? Kushtet janë të mrekullueshme. Jam i kënaqur me ambientin, pastaj terrenet në përgjithësi janë të mira. Patëm edhe një ndeshje miqësore me Katarin, që e fituam, fitore kjo që ndikoi pozitivisht në shumë aspekte.

Sa mbetët të kënaqur ju dhe trajneri De Biazi nga fitorja 3-1 kundër Katarit? Unë jam i kënaqur me lojën që tregova, por vetëm goli i pësuar shpejt nuk ishte i mirëseardhur. Trajneri nuk qe i kënaqur, por pastaj gjithçka erdhi në vendin e vet. Gjatë qëndrimit në Austri vizituat armët e Skënderbeut në muzeun e Vjenës. Çfarë frymëzimi iu dha kjo vizitë, përpara nisjes së “Euro 2016”? Ishte kënaqësi ta shohësh atë muze të armëve të heroit tonë kombëtar. Ishte hera e parë që vizitoja muzeun dhe për mua ishte një moment special, sepse heroin kombëtar e pashë jashtë Shqipërisë. U ndjeva krenar.

Të premten do të luani një miqësore tjetër kundër Ukrainës, një test më serioz se me Katarin. Cfarë prisni nga kjo ndeshje. A mendoni se jeni të gatshëm për tri betejat e para në “Francë 2016”? Besoj se Ukrania është më e fortë se Katari. Ata, para ca ditësh, në një miqësore mundën njërin prej kundërshtarëve tanë të grupit, në “Francë 2016”, Rumaninë, me rezultat 4-3. Kujtojmë se Rumana, gjatë ciklit eliminator, ka pësuar vetëm 4 gola, ndërsa tani, në një ndeshje, u ndëshkua 4 herë nga Ukraina, që do të thotë se këta të fundit kanë sulm shumë të mirë.

Duhet të jemi të kujdesshëm. Besoj se do të jetë një test shumë i mirë për ne. Me çfarë objektivash do të udhëtojë kombëtarja në Europian. Cilët janë synimet dhe çfarë realisht mund të presin tifozët e shumtë shqiptarë? Ne i dimë kualitetet tona. Kemi një mbrojtje shumë të mirë, ndërsa do të provojmë që me kundërsulme të shënojmë gola. Në Europian duhet të kemi sa më shumë posedimin e topit, në mënyrë që të arrijmë deri te rezultati pozitiv.

Cilët janë favoritët e grupit, në të cilin gjendet Shqipëria? Kuptohet që favoritë të grupit janë Franca dhe Zvicra, por në “Euro 2016” shkojmë për të shënuar rezultate të mira. Po favoritët e turneut, cilët janë? Për mendmin tim, favoritët kryesorë në këtë turne janë tri skuadra: Belgjika, Gjermania, Spanja dhe Franca.

Sipas jush, kush do të luajë në finale dhe kush do ta fitojë Europianin? Kampionatin Eropian do ta fitojë Shqipëria (qesh). Mendoj se Gjermania, ose Belgjika.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here