Mbretëresha me humor të mirë pas Brexit: Ende jam gjallë

Kliko per me shume info

mbretereshaTeksa mbretëria e saj ndodhet në gjendje paqartësie pas votimit të javës së kaluar për largim nga Bashkimi Evropian, mbretëresha Elizabeth e Britanisë, e cila ka mbushur 90 vjet në muajin prill, nuk e ka humbur humorin e saj – duke bërë shaka se është ende gjallë.

Shakaja e Elizabethës, monarkistja më e moshuar në botë dhe monkarkistja me qëndrimin më të gjatë në fron në Britani, është kapur nga kamerat, gjatë një vizite të saj dyditore në Irlandën Veriore, raporton Reuters.

Kliko per me shume info

E pyetur nga zëvendëskryeministri i provincës, Martin McGuinness, nëse ajo është mirë me shëndet, mbretëresha është përgjigjur: “Po, ende jam gjallë”.

“Kam qenë shumë e zënë, shumë gjëra po ndodhin”, ka shtuar mbretëresha.

Pas gjashtë dekadash në fron, mbretëresha ka reduktuar vizitat e saj ndërkombëtare, por ende i kryen rregullisht detyrat e saj zyrtare rreth Britanisë dhe takohet çdo javë me kryeministrin.

Ajo nuk ka bërë asnjë koment publik për rezultatin e referendumit për anëtarësinë e vendit në Bashkimin Evropian.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here