Mavraj përlot tifozët: I treguam botës që jemi vend i vogël, por me zemër të madhe

Kliko per me shume info

ajeti-mavrajMbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj shprehet  përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” se edhe nëse nuk kualifikohet, Shqipëria del e fituar nga “Euro 2016”.
Mavraj shkruan se i treguam botës se jemi një vend i vogël por me zemër të madhe, që kemi kulturë dhe jemi krenar që jemi shqiptar.

“Fituam shumë!

Kliko per me shume info

Dhamë shpirtin në tre ndeshje të paharrueshme për të gjithë. Bëmë më të mirën tonë dhe jemi të bindur për këtë. Nuk jemi kualifikuar ende? Nuk ka asnjë problem, ju fituam ju. I treguam botës që jemi vend i vogël, por me shpirt e zemër të madhe. I treguam botës që jemi autoktonë. I treguam botës që kemi kulturë. I treguam botës që jemi krenar që jemi Shqiptar! Ja përse duhet të qëndrojmë në Francë.
Askush të mos e ndjejë veten të humbur sido të përfundojë. Shqipëria fitoi shumë, neve ju fituam dhe shijuam ju, dhe ju emocionet e jashtëzakonshme! Shumë prej jush kanë derdhur lot dhimbje dhe gëzimi dhe për këtë jemi mirënjohës. Ju falënderojmë dhe ju jemi borxhlinj, por të jeni të sigurt që rrugëtimi nëpër kompeticionet europiane sapo ka nisur…

Krenar për djemtë, krenar për ju, krenar për kombin!”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here