Provimi i gjuhë-letersisë, maturantët nxjerrin testin në Facebook

Soft

testi-maturesPas provimit të gjuhës angleze, 40.392 maturantët iu nënshtruan sot provimit të dytë të maturës shtetërore, që është ai i gjuhë-letërsisë.

Provimi nisi në orën 10:00 dhe zgjati 2 orë e 30 minuta, ndërkohë që maturantët duhet të paraqiteshin 1 orë e 30 minuta para këtij orari, të pajisur vetëm me një dokument identifikimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po përpara se të niste testimi, në rrjetet sociale qarkulluan foto të pyetjeve të testit. Momentalisht nuk dihet ende se si është bërë e mundur dalja paraprake e testit.

Në të gjithë Shqipërinë ishin 207 qendra provimi, ndërsa MAS ka krijuar 5 qendra korrigjimi përkatësisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë dhe Shkodër.

Pas gjuhës angleze te zhvilluar disa ditë më parë dhe provimit të gjuhë- letërsisë ditën e sotme, maturantët do t’i nënshtrohen edhe 2 provimeve të tjera, matematikë dhe provimi i lëndëve me zgjedhje. I gjithë procesi mbyllet me datë 24 qershor.

ME TE LEXUARAT